Loading...

Shkaktarja për ngjarjen në Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Pas ngjarjes në Bllok, ku mbeti i ekzekutuar një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata e cila konsiderohet si mollë sherri për këtë ngjarje është larguar nga Shqipëria.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ përballë Nisida Tufës se dje Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.

“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com