Pas ngjarjes në Bllok, ku thuhet se ‘mollë sherri’ ka qenë ajo, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është ‘masakruar’ me komente të shumta nga fansat në rrjetet sociale.
Në këtë situatë, këngëtarja ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet në fotografinë e fundit të postuar në Instagram, ku ndaj saj janë bërë komente fyese, ku ndër të tjera e kanë quajtur edhe “vrasëse”.
I dashuri i saj, Ervin Mataj, është në kërkim si person i përfshirë në sherrin e armatosur brenda në lokal, që la një viktimë dhe dy persona të plagosur nga grupi rival.