Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ka dhënë më shumë detaje lidhur me përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku mbeti i ekzekutuar një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Sipas Olldashit versioni i policisë së ngjarja ka ndodhur për motive banale është i dyshimtë pasi është gjuajtur nga të dy grupet dhe se të rinjtë ishin në pritje të përplasjes. Olldashi foli dhe për komandon Merviol Bilo, ku u shpreh se në rast se do të ishte një truprojë i licensuar atëherë nuk do të ishte e nevojshme që të arratisej nga vendngjarja.
Gazetari tha më tej se brenda lokalit është qëlluar me tre armë ose katër, prandaj është vënë në arrest dhe Ervis Martinaj dhe miku i tij që u plagosën. Olldashi tha më tej se një nga ministrat që e frekuentonte më shpesh lokalin është ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Po ashtu Olldashi ka treguar dhe për rolin e këngëtares Elvana Gjata që sipas tij ishte larguar nga lokali pak minuta përpara se të ndodhte përplasja me armë. Ai tregon se per shkak të procedurave në rast se ajo nuk do të paraqitej vetë përpara policisë do të shpallej në kërkim njësoj si i dashuri i saj, edhe pse ky i fundit mund edhe të mos ketë gjuajtur me armë. Fakti që ai është larguar nga vendi i ngjarjes i shton edhe më shumë dyshimet.
Gazetari tha:
Ervin Mataj ka qenë pjesë e ngjarjes së ndodhur, vërtet është një bizmesmen që nuk ka precedentë po fakti që ai është larguar nga aty shton dyshimet. Dihen dy pistoleta, ajo qe ka përdorur Fabiol Gaxha, dhe ajo që ka përdorur Marviol Bilo, nuk dihet ende se kush ka qëlluar me armën e tretë, apo të katërt, pasi janë gjetur 11 gëzhoja. Edhe nëse do të ishte larguar Elvana Gjata do të ishte shpallur në kërkim. Deklaratat e këngëtares nuk kanë lidhje me thelbin e ngjarjes.
Mënyra sesi ka precipituar ngjarja është shumë agresive që të mund të nxirren të dhëna nga këngëtarja. Këngëtarja ka qenë më herët në lokal, dhe është larguar para vrasjes nga vendngjarja. Ervis Martinaj vërtet nuk mund të ketë qenë i armatosur, po duhet të provohen se kush ka pasur armët e tjera që janë qëlluar, prandaj dhe është arrestuar nga Policia.”
Më tej Olldashi shtoi:
Ngjarja ku ka ndodhur është një nga lokalet më të frekuentuara në radhët e ministrave dhe të deputetëve. Ka dy variante për ngjarjen që është ajo e larjes së hesapeve, dhe versioni që ka shpërndarë policia që po tentohet që të mbivendoset, se ka qenë për një motiv banal, me përfshirjen e këngëtares Elvana Gjata. Këta persona që sot gjenden të plagosur dhe nën arrest janë përfshirë dhe pak muaj në një konflikt në Havanë.
Është e pamundur që të ketë qenë një konflikt i çastit dhe personat të jenë të armatosur deri në dhëmbë. Aty janë 11 gëzhoja, dhe vrasja ndaj Fabiol Haxhës është kryer me armë. Komandoja Marviol Bilo nuk ka qenë i pajisur me armën e tij të shërbimit, edhe pse dyshohet se ka qenë ai që ka qëlluar.
Komandot detyrohen që të punojnë në punë të dyta si truproja, duke qenë pjesë e botës së krimit, aktivitete këto që janë të palicensuara. Rrogat e ulëta kanë bërë që elita e ushtrisë dhe policisë të jenë sot në shërbim të personave të famshëm ose të botës së krimit.
Nëse do të ishte konform ligjit, personi nuk kishte pse arratisej dhe qëndronte aty për ta sqaruar, pasi mund ta ketë kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Në momentin që ky aktivitet është i paligjshëm, ai është detyruar që të largohet, edhe pse mund ta ketë bërë vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.
5 vite më parë në atë zonë është vrarë Artan Santo, ka ngjarje të tjera. Policisë i intereson që të dalë ministri ose kryeministri të dalë dhe të thotë që ngjarje me sfond rozë ndodhin dhe në vende të tjera të botës, njësoj siç bën dhe në rastin e masakrës së Selenicës.
Është e pamundur që të jetë versioni i policisë për shkaqe banale, sa kohë që ky është një lokal që frekuentohet dhe nga ana e ministrit të financave dhe deputetëve të tjerë. Fati i mirë është që ngjarja ka ndodhur në zonën VIP dhe jo në pjesën tjetër të lokalit. Si ka mundësi që këta persona që thuhet që janë zënë kohë më parë, qëndrojnë sërish në të njëjtën lokal. Vetëm në vendet e Afrikës mund të ndodhi që komandot e shtetit të jenë pjesë e personave që bëjnë malavita.
Prokuroria e krimeve të rënda është duke fjetur gjumë, pasi në të kundërt që çështja do të ftillohej me përgjimet apo me veprimet e tjera. Ministri është totalisht në shkelje të ligjit kur thotë që javën e ardhshmë do të ketë goditje, ështrë e përcaktuar qartë se ministri nuk duhet të dijë lidhur me aksionet operacionale që duhet të drejtohen nga vetë drejtori i Policisë.
Na mungon qetësia publike në qendër të Tiranës, policia thotë që ikën ë drejtim të paditur. Të gjitha vrasjet e bujshme janë lënë pa autor.”/korrieri