Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja” i cili denoncoi publikisht se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge. Veliu, i njohur si Babalja apo dëshmitari X, akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Veliun, Fredi Alizotin si edhe Jetmir Olldashin.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dëshmitarin X, Albert Veliu, me akuzën e kallëzimit të rremë në bashkëpunim, si edhe kalim te paligjshem te kufirit.
Arrest me burg gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili sipas organit të akuzës është personi që ‘interpretoi’ A.Xhafajn në telefon.
Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ me akuzën e kallëzimit të rremë.