Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur nga moti i keq që ka përfshirë jugun e Italisë. Mediat italiane raportojnë se një nënë, Stefania Signore, 30 vjeçe, bashkë me fëmijën e saj 7 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërkohë fëmija tjetër 2 vjeç, rezulton i zhdukur.
Ata u gjetën në zonën e Lamezia Terme. Shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje masive, ndërsa dhejtra persona hipën mbi çatitë e shtëpive për të shpëtuar. Ndërkohë disa ura u shembën. Sakaq, parashikimet meteorologjike parashikojnë mot të keq edhe në fundjave.
Siç raportojnë mediat italiane, në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat, ndërsa gjendja e alarmit ka mbërthyer zonën.