Mariglen Muftaraj, 27-vjeçari nga fshati Plashnik i Beratit, që grabiti dy karburante në Novoselë të Vlorës njerin pas tjetrit, dje, u rrëfye në Policia se kishte synim të ikte në Greqi, ndaj i duheshin paratë.
Muftaraj u mor në pyetje nga Policia e Vlorës pas arrestimit. Ai sapo kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer grabitje edhe më parë në Berat, atje ku banonte.
Muftaraj shkoi nga Berati në Vlorë për të grabitur dy karburante njerin pas tjetrit, brenda pak orësh: Të parin, në orën 00:40 të mëngjesit të së premte, me maskë dhe me automatik, duke kërcënuar rojen e një karburanti në Novoselë, pronë e Y.B, ka grabitur 3.000 lekë të rinj.
Të dytin, orës 5:53 të së premtes në mbikalimin e Novoselës, njesoj i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit , automatik, ka marrë 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.
Kur u arrestua i fshehur në shkurret midis fshatrave Aliban – Akërni, pas kërkimeve të shumta të Policisë, ai ishte ende me kapuç në kokë, me automatik dhe me vete iu gjetën dhe paratëe e grabitura, 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.