Një denoncim i pazakontë nga një grua.
Një grua ka denoncuar në komisariatin e Policisë në Krujë ish-vjehrrin e saj si dhe ish-kunetërit pasi e kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Pas denoncimit policia ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.B., banuese në Fushë Krujë.
Sipas policisë, ish-vjehrri dhe kunetërit, shtetasit I.D., G.D., dhe F.D., vjeç 79, 41 dhe 38, banues në Fushë Krujë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.