Policia greke ka sekuestruar mbi 76 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 4 shqiptarë në një operacion të zhvilluar pas mesnate në Ampelia, Igumenicë.
Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar 4 shqiptare të moshës 20, 22, 30 dhe 41-vjec, të cilët u kapen duket kaluar kufirin në këmbë e duke transportuar 4 çanta që përmbanin 47 pako me 76 kg 570 gram marijuanë.
Po kështu janë sekuestruar dhe 4 celularë. Nga kontrolli në sistem, rezulton se dy prej të arrestuarve kanë masë ndalimi hyrje në Greqi dhe në zonën Shengen.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.