Loading...

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese!

Lëvizja Socialiste për Integrim po shpartallohet dita-ditës, teksa po dalin kundër njëri-tjetrit edhe njerëzit më të afërt të partisë. Vetë themeluesi i kësaj partie, Presidenti Ilir Meta, duket se ka humbur besimin e njerëzve përeth, të cilët janë lodhur nga skandalet, vjedhjet dhe krimet e tij.

Ilir Meta është kthyer në njeriun më të urryer kohët e fundit për shqiptarët, grekët, por edhe më gjerë der i në Bruksel, për shkak se po mban peng marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për këtë arsye, ka dalë kundër Metës edhe ish-ministri i Drejtësisë, njeriu i LSI, Ylli Manjani.

Meta tha dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë për kufirin detar dhe cështjet e tjera të vjetra që po diskutohen në paketën mes dy vendeve, por marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vettingu.

Kjo gjë ka shqetësuar ish-ministrin Manjani, i cili në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e Metës është shqetësuese dhe se presidenti nuk duhet të presë Gjykatën Kushtetuese për një proces fals negociatash.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”… Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori. Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar. Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës. Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë! Shqipëria dhe Greqia janë prej mëse 1 viti në një proces intensiv negociatash, për të arritur një marrëveshje për kufijtë detar dhe të tjera çështje që ndajnë të dy vendet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com