Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sulmuar ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme parlamentare. Bëhet fjalë për një interpelancë të kërkuar nga Bracce lidhur me bilancin fiskal të Federatës së Futbollit, që në fakt është një çështje personale e deputetit me Armando Dukën.
“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”, tha Bracce.
Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj. “Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”, u shpreh Ruçi.