Loading...

Në vështirësi nga zhgënjimi i qytetarëve, Rama zbulon një shpikje nga Izraeli…

Kreu i qeverisë, Edi Rama në përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe problemet e qeverisë, ka nisur të flasë sërish për reforma në sistemin arsimor. Këtë herë, Rama foli për krijimin e “Shkollës së Drejtorëve”. Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar.

Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

“6.2 mln dollarë sot për shkollën e drejtorëve, nuk e tregojnë vlerën e madhe të dijes që sjell fondi përmes këtyre tre ndërhyrjeve. Paratë në këtë rast, s’duhen për të ndërtuar mure dhe rrugë, por për të sjellë këtu një dije të sigurtë. Shkolla e drejtorëve është burim dijeje. Mund të gjenim paratë por jo dijen. Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi ka kaluar me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare Këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë herë më parë. Nga Izraeli do të marrim një pjesë të rëndësishme të kësaj dijeje, aty është praktikë e konsoliduar. Vendi me mungesën më të madhe të burimeve natyrore, s’ka ujë, s’ka naftë, por e ka gjetur ujin dhe naftën duke investuar tek dija”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për merito-kracinë që ka pasuar në sistemin arsimor, pas ndryshimeve dhe reformimit. Rama tha se sistemi i ri i konkurrimit dhe provimeve, siguron që “djali i një ministri, të mos i marrë dot hakun djalit të një çobani”. Rama ka folur sërish për efektet e reformave të qeverisë në Arsim. Sipas kryeministrit, në këto 5 vite, është bërë e mundur sigurimi i librave më cilësorë, dhe është se është bërë e mundur që arsimi të ndahet nga politika.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com