Loading...

Alarm në Pensilvani, një person i armatosur futet në kompleksin e Fetullah Gylenit

Një incident raportohet të ketë ndodhur në kompleksin e Fetullah Gylenit, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani.Një person i armatosur ishte parë nga rojet të hynte në kompleks, kështu që për ngjarjen u lajmërua policia.“Rojet gjuajtën në shenjë paralajmërimi dhe personi i dyshuar u largua.

Nuk ka njoftime për të dëmtuar ose të arrestuar”, tha zëdhënësi i Gylenit, Alp Aslandogan për agjencinë “Reuters”.Menjëherë sapo u sinjalizuan për rastin, makinat e policisë së Pensilvanisë rrethuan me mure kompleksin që ndodhet në Saylorsburg të Maleve Pokono.

Kujtojmë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzon Gylenin si dirigjent të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, akuza që nuk janë provuar kurrë me fakte. Më shumë se 240 vetë u vranë gjatë incidenteve të dhunës.Prej kohësh Erdogan kërkon ekstradimin e Gylenit në Turqi, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga SHBA-të.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com