Jozefina Topalli ka reaguar pas denoncimit se shteti i ka caktuar Xhisielës të birin e avokatit që mbron Rexhep Rrajan.
“Xhepi u mbrojt ne gjyq nga avokati Shkëlqim Fangu, ndërsa Xhisiela do të mbrohet nga avokati i caktuar nga shteti Elton Fangu. Që janë babë e bir…”, thuhet në denoncim. Sipas saj kjo është një tjetër provë e zinxhirit të shtetit të kriminalizuar.
Reagimi i Jozefina Topallit:
“Avokati që shteti i ka caktuar Xhisielës është i biri i avokatit që po mbron Rexhep Rrajën”
Sipas medias, avokati i vajzës Xh.M është i biri i avokatit të djalit te dëputetit, të arrestuar për dhune.
Pra vajzën do e mbronte i biri i atij që mbron të akuzuarin për dhune kundra saj?!!! Dhuna dhe brutaliteti të lë pa fjalë në këte vend.
Kjo është provë tjetër e një zinxhiri dhunë që dëshmon për një shtet të kriminalizuar ne cdo qelize te saj.
Prokuroria duhet te hetojë edhe kete rrethane.. Presidenti duhet të kerkoje sqarime.
Komisioni i ligjeve në Parlament ( dhe nenkomisioni per te drejtat e njeriut duhet te beje punen e tij, se deri tani nuk ndihet se ekziston.
Grate ne Parlament nuk mund të heshtin sot.