Loading...

U shoqërua në Komisariatin e Gjirokastrës, reagon Eni Çobani: E gjitha është një…

Juristja e njohur Eni Çobani ka mohuar të jetë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, për debatin që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar gjithçka, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat. “E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë”, ka thënë Eni Çobani.