Juristja e njohur, Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për t’u marrë në pyetje, pasi është kërcënuar gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës.
Shkak eshte bere debati i forte qe ka pasur me ish-nusen e djalit te klientes qe mbron juristja Çobani.
Çobani eshte avokate e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj.
Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.
Sot, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”.
Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.