Tashmë ata kanë bërë 12 vjet të martuar dhe kanë dy vajza, Stinën dhe Ajrin, por historia e aktores Eni Jani dhe aktorit Genc Fuga është mbreslënëse. Ndryshe nga daljet e tjera televizive, çifti i aktorëve rrëfyen në emisionin “Rudina” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë. Eni Jani tregoi se pas studimeve ata punuan në një projekt së bashku, ku edhe nisën të pëlqenin njeri-tjetrin. Ajo tregoi po ashtu se nuk ka marrë një propozim klasik dhe se ka qenë ajo që e ka puthur për herë të parë Gencin.
“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor. Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg.
Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani. Ndërkohë aktori Genc Fuga tha se nuk ka qenë e lehtë për të që të bënte për vete Enin. “Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë nga konseguenca ime e të qenit pedagog. Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksioni.
Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky… Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare”, tha Fuga.