Loading...

Kapet vlonjati i shumëkërkuar nga Italia, akuzohet për…

Një 32-vjecar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Në pranga ka përfunduar Albano Cano, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Ai pritet të ekstradohet.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe  bazuar  në informacionet e marra në rrugë operative u bë  e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com