Loading...

1.5 milion euro dro.gë në shtëpi, qeni fundos dy shqiptarët në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi janë kapur më 190 kg lëndë narkotike e llojit kanabis në shtëpi, e cila kap vlerën prej 1.5 milionë eurosh. Operacioni u zhvilluar në zonën e Raguzës dhe të arrestuarit janë A.A 28 vjeç e C.J 28 vjeç.

Karabinierët ndaluan një furgon tranporti për tregti, dhe pas reagimit nervoz që bëri shoferi, vendosën të bëjnë kontroll të imtësishëm. Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private dhe pas gjysëm ore. Patrulla e ndoqi.

Patrulla hapi dyert e furgonit dhe prej aty shpërtheu një erë e fortë marihuane dhe pse furgoni dukej bosh. Kështu që duhej menduar se automjeti ishte shkarkuar në shtëpinë ku kishte hyrë më parë. Atje ndodhej një 28-vjeçar shqiptar dhe 45 qese plastike, që përmbanin 198 kg marihuanë.

Falë qenve antidrogë, u zbulua një fund i dyfishtë në furgon ku fshihej droga.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com