Loading...

Restaurimi po i rikthen vlerat historike kulturore Dhërmiut/Foto

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) po vazhdon punën për restaurimin e kalldrëmeve, fasadave dhe çative në fshatin turistik të Dhërmiut,krahinë e Himarës, që është e vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta.

Investimet të rëndësishme po realizohen edhe në rindërtimin e rrugëve të veçanta të kalimit për makina dhe këmbësorë në drejtim të qendrës së fshatit.
Restaurimi po bëhet në kuadër të projekteve të integruara që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton në bashkinë HImarë me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Ky projekt i veçantë në llojin e vet për restaurimin fshatrave turistik, ka për qëllim të rikthejë vlerat historike dhe kukturore të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në produkt turistik të zonës, krahas plazheve të mrekullueshme.

Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje : Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja ; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë Dhërmiu bën pjesë në Bashkinë e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës. e.xh/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com