U arrestua gati dy muaj pas ngjarjes, ndërkohë që djali i deputetit të PS-së duhej të ishte prangosur që ditën e parë të denoncimit të vajzës nga Fushë-Kruja. Përveç Policisë, e përfshirë në këtë skandal ulëritës duket se është dhe kryeprokurorja Arta Marku. Si ish-e persekutuar, Markun me sikur duhet t’i rëndojë edhe më shumë ndërgjegjja nga e gjitha kjo histori.
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është drejtuar Prokurorisë me 6 pyetje në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit socialist Rahman Rrahja. Vetëm pasi t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, atëherë prokuroria do të mund të meritonte mbështetje, siç kërkon kryeministri, shkruan jo pa ironi ai.
Ja postimi i plotë I Ylli Manjanit
“Asnjë fjalë mbështetëse për Prokurorinë”- ankohet Kryeministri për opozitën. Po për çfarë u dashka mbështetur Prokuroria Politike e Tij?! Që arrestoi (me vendim gjykate) djalin e deputetit (i partisë-shtet) 2 muaj pas ngjarjes?!
Apo që u detyrua të ndërmerrte veprime vetëm pasi çështja u bë publike! Për këtë duhen thënë “fjalë të mira”?! Jo jo, Prokuroria duhet të japë shpjegime publikut mbi këto pyetje:
- Përse nuk e arrestoi djalin e deputetit që në Korrik kur e dhunoi vajzën?
- Përse nuk janë sot pas hekurave ata punonjës të policisë Krujë që punuan për ta zhdukur këtë çështje?
- Përse nuk kanë filluar hetimet për vrasje të mbetur në tentantivë , ose së paku për kanosje për shkak të detyrës për oficerin Emiljano Nuhu?
- Kur do të thirren për dëshmi Deputeti, Taulanti dhe Kryeministri? Ky i fundit duhet të spjegojë deklarimin publik “do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr”…
- Përse Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk ju përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë Emiliano Nuhu, që ndihej i kanosur?
- Kush po e ndjek Policin e larguar nga vendi? Kush e fotografoi në vendndodhjen e re? Kush ja dërgoi foton gazetarit për ta bërë publike? (Ky i fundit sigurisht nuk ka përgjegjësi) Me ç’urdhër nëse ndjekja është bërë nga organet e sigurisë?
Pasi të kryejë veprime për të sqaruar këto çështje, do të mund të meritonte mbështetje Prokuroria e Shtetit. Për momentin ajo është Prokuroria e Pushtetit, ndaj le të mjaftohet me mbështetjen e qeverisë së kriminelëve dhe dhunuesve!