Loading...

Drejtoreshës i djegin makinën, dyshohet për shkak të detyrës…

Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, me inicialet M.A. është djegur mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndidhur në Tiranë, ku makina tip “Benz”, me targë AA 550 TN dyshohet se i është vënë zjarri qëllimisht dhe dyshohet se ka lidhje me detyrën e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com