Loading...

Ngjarja e rëndë në Dibër, autori ende i lirë. Shoqërohen disa nga dëshmitarët okularë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Dibër, ku një i riu humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë. Autori është identifikuar por nuk është prangosur ende.

Pas vrasjes së të riut I.Z, mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras në Dibër, policia ka bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar si të lidhur me këtë ngjarje.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 25-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorin e më pas u godit me thikë.

Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com