[sgmb id=”1″]
Jemi në natën gjysmëfinale të edicionit të nëntë të “Big Brother” dhe tashmë flitet për fituesin e tij. Cili do të rrëmbejë trofeun e rrjedhimisht 100 milionë lekë? Alternativat janë të ndryshme, e sigurisht të gjithë banorët janë pretendent.
Megjithatë mbrëmjen e sotme Arbana Osmani ka zbuluar një detaj që ngre dyshime edhe për fituesin. “Kush nga çiftet do të shkojë në finale”, ka thënë Arbana, duke përjashtuar automatikisht mundësinë që pjesë e finales të jetë e vetmja banore single, Ambra.
Arbana e forcoi edhe më tej këtë dyshim duke saktësuar se sa nga çiftet mendojnë se mund të jenë pjesë e finales, e sërish ky “skualifikim” i Ambrës e ka çuditur banoren.