Punimet për rehabilitimin e rrugës, Gjirokastër-Lazarat janë drejtë përfundimit, në orët e vona të natës u hedh shtresa e dytë e asfaltit.
“Puna për asfaltimin e rrugës Gjirokastër Lazarat ka vijuar për gjatë gjithë natës për t’u shtruar me asfalt”, shprehet Autoriteti Rrugor Shqiptar
Punimet për rehabilitimin e rrugës Gjirokastër-Lazarat drejtë përfundimit, Investimi i cili kap vlerën e rreth 1 milion eurove.
Punimet nisën në fillim të muajit shtator, si pjesë e projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me përformancë të akseve rrugore.
Investimi krijon lehtësi të madhe për fluksin e trafikut në këtë aks që lidh Gjirokastrën me autostradën drejt Kakavijës. Pjesë e rikonstruksionit është edhe ura mbi Përroin e Gjokanës, si dhe sinjalistika horizontale e vertikale sipas parametrave bashkëkohore. /atch