Loading...

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato”

Shoqëria jonë ka arritur në një pikë që vetëm mjerimi i fëmijëve e prek dhe e mallëngjen, jo më i të rriturve, por vetëm kaq, na vjen keq nëpër rrjetet sociale, sepse për t’u ngritur që të ndryshojmë diçka as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit ishte ai i familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur mblidhnin kanaçe, pasi në shkollë nuk shkonin dot nga përbuzja, dhunimi dhe paragjykimi i moshatarëve të tyre.

Ata folën para kamerave dhe thanë me buzët që mezi i mblidhnin se në shkollë askush nuk donte të rrinte me ta.

Mes lotësh njëri prej fëmijëve shprehej:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”
Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi kanë ëndrra që për ta është më e madhja: të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të ndjekin shkollën.

Është gazetari Edi Oga që e ka rikthyer sërish vëmendjen tek ky rast, ku para disa orësh ka shpërndarë një status prekës në Facebook.

Oga shkruan:

Ka tre ditë që ka ndodhur, por mua nuk më hiqet nga mendja “zhulsi”! Më duket si reflektim në pasqyrë i dështimit tonë, i hipokrizisë dhe i ligësisë sonë të pariparueshme!
Ai nuk lyp, nuk vjedh. Ai mbledh kanaçe për të ngrënë bukë ndërsa i ati kërkon punë, çfarëdo lloj pune!
Ky djalosh nuk është zhuls, zhulsat që njoh unë vishen me rroba firmato dhe ngasin makina të shtrenjta!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com