E veshur si nuse me fustan të bardhë dhe vello. Në fotografinë që ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja është përkrahë dy artistëve të tjerë, Kastro Ziso dhe Robert Berisha.
Nga sa kanë lënë të kuptohet behej fjalë për një bashkëpunim midis tre këngëtarëve.Pritjes po i vjen fundi. Projekti i tyre i ri muzikor është drejt përfundimit dhe treshja e suksesshme do të vijnë përpara audiencës shqiptare me hitin e tyre të ri.
Një bashkëpunim i shumëpritur ky që pritet të rezultojë i suksesshëm për sa kohë që protagonist të tij janë tre emra të njohur të artit shqiptar.