Loading...

“Engjëlli i babit u largua nga jeta”, i ati i Leos përlot me fjalët për tifozin e Partizanit

Leo Cara, tifozi i vogël dhe i flaktë i Partizanit, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

I mituri, i cili nuk mungonte asnjëherë në asnjë ndeshje të ekipit të tij të zemrës, nuk ka mundur t’ia dalë dot dhe sëmundja e rëndë e ka mposhtur.

Lajmin e hidhur e ka dhënë me dorë në zemër i ati i Leos.

Dashi Cara shkruan në rrjetet sociale:

Engjelli i babit u largua nga jeta. Gjithmonë i pazëvendësueshëm do jesh o Leo i babit. U prefsh në paqe Leo. Do të kujtoj gjithmonë sa të kem fryme”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com