[sgmb id=”1″]
E ftuar tek “Rudina” në TV Klan, pasditen e sotme ka qenë këngëtarja Soni Malaj.
Në formë si gjithmonë, ajo tregon se për të patur trupin që ka mban një regjim strikt dhe sigurisht shumë palestër. Por përveç imazhit, i cili për të është më shumë se i rëndësishëm dhe i kushton vëmendje me detaje, Soni ka folur gjithashtu për planet e ardhshme të karrierës.
Këngëtarja tregon se me shumë shpresë, vitin tjetër do të mund të realizojë ëndrrën e saj më të madhe: një koncert recital! Ndër të tjera, ajo gjithashtu ka treguar për të fejuarin e saj me të cilin është në një marrëdhënie që prej 2 vitesh. “Më në fund jam shumë e lumtur dhe këtë e reflektoj hapur edhe tek publiku. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një të metë timen, por s’kam ç’të bëj, jam libër i hapur.”- u shpreh Soni.
Këngëtarja pranoi gjithashtu se nuk lidhja me të nuk ka qenë periudhë aspak e lehtë. Ajo tregon se nuk ka mundur t’i shpëtojë paragjykimeve dhe gjykimeve të njerëzve, por që në fund zgjodhi të jetë e sinqertë me veten dhe të gjithë.
E pyetur nga moderatorja se si ishte takimi i parë me Klevin, më e lumtur se kurrë, Soni tregon se gjithçka ka qenë krejt rastësi.
“Isha në ditëlindjen e mikes time të ngushtë. Do darkonim dhe po prisja të më sillnin makinën. Krejt rastësisht, shfaqet ai, i cili ishte gjithashtu shoku më i mirë i mikeshës sime. Aty diçka ndodhi mes nesh dhe ja! Ka qenë e shkruar, ishte e destinuar.”- përfundoi ajo.
Nënë e një vajze 5 vjeçare nga martesa me Mirkon, Soni tregon se ia ka dalë të mbajë marrëdhënie të mira me të dhe t’ja bëj gjithë këtë më të lehtë vajzës.