Andrey Zhelvetro, ka zhvilluar një formë të re terapie, e cila konsiston në vendosjen e pacientëve në arkivol, si pjesë e një trajtimi të veçantë psikologjik, në mënyrë që t’i bëjë ata të ndihen gjallë. Metoda e tij e veçantë u zbulua kur fshatarët gjetën 12 arkivolë bosh në mes të pyllit të qytetit të Kievit në Ukrainë. Policia filloi të hetojë incidentin dhe të gjitha rrugët i çuan te Zhelvetro, i cili pranoi se arkivolët po përdorën nga ai si pjesë e një trajtimi psikologjik.
Ajo që mund të shikohet brenda arkivolit është një tub, që i lejon pacientët të marrin frymë gjatë dy orëve të terapisë (Nëse kjo e vret, nuk duhet të paguajë për terapinë.)
“E krijova këtë trajtim disa vite më parë. Isha personi i parë që vuaja. Trajtimi të ndihmon të ndihesh gjallë”, tha psikologu.