Loading...

“Ma kishte vënë syrin”, Nard Ndokës i del në shesh historia e dashurisë…

Ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në ekran, jashtë politikës Nard Ndoka është një person me ndjenja të forta. Këtë e ka treguar dhe lidhja e fortë me bashkëshorten e tij.

Nard Ndoka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta. Çifti të cilët kanë 30 vjet bashkë treguan historinë e tyre të dashurisë duke u shprehur se janë rritur bashkë duke qenë se janë martuar shumë të rinj.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak.

Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë”- tha Kozeta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com