Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës bëri bujë në mediat rozë. Lajmi i ndarjes së tyre u konfirmua pak ditë më parë nga vetë Seldi, në spektaklin ‘Dance with me’, ku edhe është konkurent këtë edicion.
Këngëtari u shpreh se pavarësisht ndarjes ai vazhdon të ketë respekt për Mimozën dhe familjen e saj duke e falenderuar publikisht për gjërat e bukura që kanë kaluar bashkë.
Ndërkohë, Mimoza nuk ka folur ende për ndarjen, por në një postim të fundit ajo shfaqet më e lumtur se kurrë. Këngëtarja shihet duke vallëzuar në rrugë, duke treguar kështu se nuk e ka mendjen tek ato që ka kaluar.
javascript:;