Loading...

Bilanci i zi/ Asnjë dosje korrupsioni në gjykatë për 2017, Adriatik Llalla përgjoi 3 500 vetë

Adriatik Llalla, ushtari i verbër i Sali Berishës dhe Ilir Metës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, deri në dhjetor të 2017, kur amerikanët e shembën nga kupola e prokurorisë, ka thyer çdo rekord në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit elitar.

Si asnjëherë më parë, gjatë vitit 2017, kur prokuroria kishte në krye Adriatik Llallën, ka regjistruar vetëm tre procedime për korrupsion në nivele të larta.

Ky bilanc qesharak vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha organizmat e Brukselit, me anë të raporteve të posaçme, e renditën Shqipërinë si një ndër vendet me pushtetarët më të korruptuar në rruzullin tokësor. Dhe bëhet fjalë vetëm për procedime, pasi asnjë dosje korrupsioni nuk ka shkuar në gjykatë.

Ky bilanc i turpshëm u prezantua nga Arta Marku në parlament disa ditë më parë.

“Gjatë vitit 2017 janë regjistruar 3 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Procedimet janë ulur edhe për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në ulje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2017 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Shifra u kalua në heshtje nga deputetët, ministrat dhe kryeministri Edi Rama, madje me njëfarë kënaqësie.

Ndërkohë që ka shënuar një dështim spektakolar me luftën ndaj korrupsionit, gjatë drejtimit të prokurorisë nga Adriatik Llalla, janë përgjuar 3575 persona. Ky është një numër i pazakontë në raport me popullsinë që ka mbetur në Shqipëri.

Në bilancin e prokurorisë thuhet: “Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale.

Raporti Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit Viti 2017, 276 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda.

Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com