Përçmuese për socialistët e ka quajtur Kryeministri Rama nismat e opozitës ndaj biznesit si edhe kundërdeklaratat e bëra gjatë ditës së sotme. “Një dozë neverie, dekurajim negativiteti që nuk sjell asgjë të mirë”. Në një takim me të rinj që iu bashkuan Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se Lulzim Basha është i pabesueshëm në fushatën që ka nisur kundër sipërmarrësve më të mëdhenj në vend, pasi shumë prej emrave që u përmendën në listën Antimafia, janë klientë të kunatit të tij.
“Ne duhet të ikim nga kjo fushate balte. I merrni njerëzit për idiotë, ndërkohë që kjo duket ashiqare për t’u thënë atyre, që ju që merrni në punë këtë qeveri keni harruar të paguani. Kjo prek fushën e penales”. Akuzave se Partia Socialiste është parti e oligarkëve, Rama iu përgjigj me shifra.