Dy të rinj shqiptarë e kanë pasuar keq në Itali, pas i dërgonin mesazhe erotike dy vajzave të mitura në rrjetin social WhatsApp.
Djemtë tentuan të joshin dy vajzat 12-vjeçare me anë të mesazheve, edhe pse nuk arritën të krijonin kontakte fizike me ta.
Por kjo situatë nuk kaloi pa u vënë re nga nëna e njëra prej vajzave italiane, ndërsa gruaja e irrituar ka takuar të riun dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Ngjarja e ndodhur në Isola del Giglio të Italisë është bërë e ditur nga sekretari i Forza Nuova Giulio Cavero, i cili u shpreh se një nënë ka rrahur djalin që donte të joshte vajzën e saj.