Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II ia ka arritur që të radhisë deri më tani plot 92 vite të pabesueshme duke jetuar një jetë “magjepsëse”.
Rreth shëndetit të saj të mirë dhe jetëgjatësisë ka pasur teori të shumta, ndërsa tani ka dalë në sipërfaqe “zbulimi”i radhës.
Vetëm së fundmi,është zbuluar një sjellje e çuditshme sekrete që mund të jetë arsyeja për jetëgjatësinë e saj.
Rezulton se Madhëria e saj shkon rregullisht në një zgavër lisi të moçëm dhe aty shijon disa gota whiskey. Si duket, këtë “ritual”mbretëresha e bën gjithmonë pas një dite të gjatë të shpenzuar për gjueti. Të paktën kështu pretendon Lord Tollemache, pronar i Helmingham Hall në Suffolk.
Tollemache ka deklaruar për The Times:
“Mbretëresha e ka pasur zakon të shkonte çdo dimër për gjueti në Helmingham Park. Dhe pema ku Mbretëresha “fshihej”, ishte në pemë e vjetër lisi. Këto pemë krijojnë një zgavër të madhe në trung në momentin që fillojnë të vjetërsohen.”
Duke qenë se personi më i vjetër i Britanisë, i cili është 112 vjeç, kohët e fundit zbuloi se sekreti i një jete të gjatë është uiski – ndoshta kjo shpjegon jetëgjatësinë e Mbretëreshës.