Vullkani gjigant Katla, i ndodhur në Islandë, ka filluar të tregojë shenja që mund të dërgojnë në një shpërthim, i cili ia kalon edhe atij që ndodhi tetë vjetë më parë, e që shkaktoi përçarje masive për të udhëtuar në botë.
Shkenctarët thonë se Katla ka pushuar për shumë dekada, por që tani po tregon shenja të qarta se do të shpërthejë së shpejti, por që nuk dihet se kur, transmeton gazetametro.net.
Ky vullkan thuhet se do të jetë i shkallës së njejtë si ai Eyjafjallajokull që ndodhi në vitin 2010, i cili bëri të anulohen rreth 100.000 fluturime në mbarë Europën.
Koni i Katla’s është i fshehur në një akullnajë prej 1.5 km, gjë që e bën edhe më të vështirë vështrimin e aktivitetit të tij, por shkenctarët kanë treguar se ky vullkan po lëshon dioksid karboni në sasi shumë të mëdha./gazetametro