Gjithçka buron prej mungesës së drejtësisë dhe për të vënë dorë mbi të thirrjet shkojnë drejt kryeprokurores Arta Marku. Qefsere Koleci, 51-vjeçarja nga Manza e Durrësit, e cila u dhunua nga kunati dhe dy djemtë e tij për çështje pronësie i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Markut që të zbardhë çështjen, pasi në të kundër rrezikohet një masakër si ajo e Vlorës. Në një prononcim, 51-vjeçarja thotë se me kunatin ka konflik për një rrugë, që ai ja ka bllokuar. Ajo drejton gishtin nga drejtësia, pasi nuk ja ka zgjidhur problemin edhe pse të gjitha institucionet i kanë dhënë të drejtë.
Qefsere Koleci: Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor, komisioni i ndarjes së tokës me ligjin 7501 ma ka lënë aty rrugën.
Pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar. Kam kërkuar në të gjitha institucionet dhe më kanë dhënë ke të drejtë, por drejtësia nuk doli. Në datë 22 shtator me urdhrin e drejtorit të INUK, Ardian Halimi, me ndihmën e policisë kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën por zotëria përsëri e ka mbyllur. E ka marrë policia dje, e çoi në prokurorinë e Durrësit, e mbajti dje ditën dhe natë e liroi prokurori i Durrësit. Kjo është dhunë në familje, janë masakruar fëmijët disa herë. I kam çuar letrat në policinë e Durrësit, policia i ka cuar tek prokuroria, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut të zbardhet çështja një orë e më parë, mos të në çojë masakra si në Vlorë.