Shpërthimi me tritol ndodhur në lagjen Isa Boletini, detaje të reja referuar ngjarjes së ndodhur rreth ores 03.00. Mesohet se sasia e lëndës ka qenë në përmasa të vogla, duke u cilësuar si një paralajmërim ndaj 43 vjecarit Jovan Cela. Ky i fundit është shoqëruar nga policia për të dhënë deklarata rreth asaj cfarë ka ndodhur, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.
43 Vjecari zotëron një pikë për ngjitje plastike, ndërsa poshtë pallatit ku edhe ndodhi shperthimi, i vëllai i tij zoterën një zdrukthari. Sipas uniformave blu konfirmohet se është duke u hetuar për të saktësuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa 43 vjecari nuk rezulton për blutë e Vlorës person me precedent penal.
Ndoshta një paralajmërim për aktivitetin e tij, mendohet të jetë edhe shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive. Fakti që është vendosur një sasi e vogel, sipas policisë ka të bëjë me faktin se autorët më shumë kanë dashur ta frikesojnë 43 vjecarin. Dëmtimet e pësuara si pasojë e shperthimit kanë qenë të vogla, në tavan dhe pjesën e derës, ku edhe ishte vendosur sasia e lëndës eksplozive.