Loading...

I ati i masakroi të dashurin, vajza rrëqeth me fjalët: Ols pse s’më dëgjove?

Remzi Çaushaj është 51-vjeçari i cili disa ditë më parë qëlloi të dashurin e vajzës së tij, Olsi Lakon.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së mërkurës në zonën e “Unazës së Re në Tiranë”.

Çaushaj kishte mësuar për lidhjen e të bijës 23-vjeçare me Lakon dhe kishte shkuar të takonte këtë të fundit. Ai nuk ishte dakord për lidhjen e tyre, pasi djali kishte qenë i martuar edhe më parë.

Vajza e tij kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në polici më parë pasi i ati e dhunonte.

NGJARJA

51-vjeçari ishte nisur nga Fieri për në Tiranë për të takuar të bijën, e cila punonte në një qendër spitalore.

Më pas ai ka ftuar të dashurin e saj Olsi Lakon për të pirë kafe dhe mes tyre ka nisur debati me tone të ashpra.

Sipas atyre që tregojën kalimtarët, Çaushaj e ka kërcënuar me jetë të riun.

“Do të vras. Të kam thënë se do të ta ha zemrën”, është dëgjuar se i ka thënë Çaushaj të riut.

Dëshmitarët raportojnë se viktima ka vrapuar rreth 100 metra për t’i shpëtuar konfliktit menjëherë sapo 51-vjeçari ka nxjerrë kaçavidën.

38-vjeçari është futur në një lokal dhe ka mbyllur derën, mirëpo nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të Remziut, i cili e ka goditur tri herë me kaçavidë në kokë dhe në qafë, duke e dëmtuar rëndë.

Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfejnë ekskluzivisht skenën makabre për JOQ:

Po ca tre here o vllai ai mbyti me goditje pa pushim se isha prezent vete. Ai e ka goditur mbi 30 here sa kur ia ngrita kokën i ishte hapur kafka po i dilnin trutë. Thjesht ai ishte i pa shpirt nuk pushonte se godituri ne koke . Un shkova ta shikoja se si ishte, sepse te gjith u larguan dhe se kapte njeri me dore. Kur e pame bashke me nje goce qe ishte aty kliente ai e kishte koken grope dhe hoqi tuten ajo goca dhe ia vume te vrima qe mos i dilnin gjerat e kokes deri sa erdhi ambulanca mbas 15-20 min. Nje shoku ime ishte perballe ne tavoline ku e goditi, ai derisa e rezovi, posht pastaj iku dhe askush nuk e ndaloi.”
E bija e Çaushajt i ka dedikuar një shkrim prekës të dashurit të saj të vdekur në Instagram.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com