Loading...

“Skifteri” shqiptar kërcënon shqip dhe grabit 4 zviceranët

Ne Zvicer natën e shkuar, rreth orës 00.15, katër burra u përballën me një person që fillimisht nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte. Pasi nuk u kuptua në gjermanisht, autori i kërcënoi ata në shqip.

I riu me origjinë shqiptare sipas gazetës zvicerane “Blic”, kërkoi burrat nëpërmjet një pistolete në Rapperswil të Kantonit St. Gallen të Zvicrës, duke i detyruar ata të nxirrnin të gjitha personale që kishin me vete.

Burrat dorëzuan pa zhurmë pajisjet elektronike, kartat bankare dhe çantat e tyre me vlerë qindra franga.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij por pa sukses.

Vjedhësi përshkruhet si një i ri me moshë 25-30 vjeç, me flokë të prerë shkurt, pak mjekër dhe me një xhaketë të bardhë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com