Gazetarët Th. Mavridis (Botuesi i gazetes “Phileleftheros”) P. Lampsias ( Drejtori) dhe K. Galanos ( Kryeredakore) janë arrestuar sot pas një akuze të ngritur nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, dhe po mbahen në komisariatin e policisë në Exarchia të Athinës.
Ky arrestim ka ardhur pas një publikimi në faqen e parë të gazetës ku pretendonte për shpenzime të dyshimta të fondeve të migracionit në BE, në ishullin e Lesvos.
Ky është një tjetër sulm i ministrit të Mbrojtjes, kundër gazetarëve që “e shqetësojnë” atë dhe një goditje të qartë lirisë së shtypit, pasi këto zhvillime janë një vazhdim i ndjekjeve penale kundër gazetarëve dhe mediave me qëllim “të heshtin”, raporton media e shkruar.
Theksohet se pushtimi i policisë në zyrat e gazetës liberal.gr dhe gazetës Phileleftheros u dënua nga shoqata e Gazetareve te Greqise (ESIEA), si dhe nga parti politike KINAL dhe Potami.