Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.Por projekti në fshatin Sherisht ka shqetësuar arkeologë e historianë.
Novruz Bajrami thotë: “Kjo fushë e bukur ka mbetje arkeologjike. Gurin, veglën e parë të prodhuar nga njeriu”.Bajrami shton se ky është vendi i gabuar për të gërmuar për plehrat, pasi fusha ende fsheh mbetje të tjera, por arkeologjike.Vizitorët të cilët do të shkojnë në Kalanë e Kaninës do të ndeshin këtë impiant nga pjesa lindore.
Bajrami sugjeron që të paktën grupet e punës për impiantin duhet të kenë edhe arkeologë: “Punimet kanë filluar, por unë jam i shqetësuar pasi nuk shoh arkeologë”.Banka Gjermane është investitori i projektit prej 12 milionë eurosh. Ndërkohë që pritet të përzgjidhet me prokurim firma që do të kryejë punimet.TCH