Loading...

Dhjetëra taksistë në qytetin e Vlorës kanë dalë sot në një protestë paqësore përpara bashkisë së qytetit

Dhjetëra taksistë në qytetin e Vlorës kanë dal sot në një protestë paqësore përpara bashkisë së qytetit, për të parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre. Taksistet 4+1 me pankarta në duar kanë qendruar me shumë se një orë para bashkisë.

Sipas tyre bashkia nuk ka plotësuar asnjë kusht për operimin e tyre në këtë territor edhe pse është detyrë e saj dhe këta janë taksapagues të rregullt.

Janë mbi 300 taksi në qytet ndërsa vetëm 70 prej tyre të licencuara. Taksitë pirate, lufta ndaj piraterisë  mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e parkimeve, mos ndërhyrja e policisë bashkiake me këta të fundit që sipas taksisteve nderhyjnë duke i larguar nga vendet e tyre të qendrimit, pavarsisht se janë taksi të licensuara.

Nuk ka munguar edhe një perplasje mes protestuesve dhe policisë bashkiake në Vlorë, ndërsa taksistet edhe një herë tjetër kanë theksuar se policia bashkiake vepron me dy standarte duke ndërhyrë ndaj taksistëve dhe madje duke i dhunuar, taksistët kanë paralajmeruar se në rast se nuk do të merren masa për tregun e punës së tyre, protestat do të pershkallëzohen deri në bllokim të rrugëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com