Loading...

“Jam përdhunuar kur isha 16 vjeç”, Robert Aliaj: Bëra shaka, mediat ranë në grackë

Aktori dhe piktori shqiptar, Robert Aliaj, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija”, të moderuar nga Mustafa Nano. Mes shumë të tjerash, Roberti ka rrëfyer diçka shumë personale rreth jetës së tij.

Nano e pyeti Aliajn, se kur ka qenë hera e tij e parë që ka bërë seks, dhe aktori u përgjigj se, kur ka qenë fëmijë e kanë përdhunuar “Për herë të parë më kanë përdhunuar. Kam qenë në një dasmë. Një grua e madhe më tërhoqi nga dasmorët dhe më çoi te shkolla e partisë dhe aty ndodhi”, ka thënë Roberti.

Por Robert Aliaj, mëngjesin e sotëm, i kontaktuar nga 360grade.al ka bërë të ditur se kjo histori ishte një shaka, një provokim për mediat dhe këto të fundit ranë në grackë. “Nuk jam përdhunuar asnjëherë. Ishte një batutë, një shkaka me të kaluarën. Më pëlqen të bëjë batuta, por mediat ranë në grackë dhe të dëshiruara për klikime krijuan tituj bombastik. Fatmirësisht nuk jam përdhunuar asnjëherë”, deklaroi Aliaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com