Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo për pasurinë apo dhe për familjarët. Në deklaratat që deputetët e PD dhe LSI kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe rezulton se një pjesë e madhe e deputetëve kanë fëmijët dhe bashkëshortët me pasuri shumë të lartë. PD në draftin që ka dorëzuar ka përcaktuar vetëm një pikë për pasurinë, ku thuhet nëse nga institucionet kushtetuese rezulton dikush që nuk e justifikon pasurinë, i hiqet mandati.
Por kjo lëvizje duket që ishte sa për të shpëtuar nga akuzat, pasi deri më sot ILDKP, që është organi kushtetues, nuk ka zbuluar asnjë shkelje. Më vonë Basha u tërhoq dhe tha se do ketë hetim pasuror dhe për politikanët. Por ajo që për të cilët nuk është lëkundur është verifikimi i familjarëve. Për shumicën e deputetëve, të afërmit e tyre kanë pasuri qindra milionë lekë. Disa kanë bashkëshortët me kompani, apartamente dhe makina luksoze.
Disa të tjerë kanë shpenzuar qindra milionë lekë për fëmijët që ju jetojnë e studiojnë jashtë. Pra duket qartë se përse opozita i druhet një vetingu pasuror që do të shtrihet deri te familjarët. Nëse përmendim disa prej tyre, bashkëshortja e deputetit Astrit Veliaj ka disa apartamente, shkruan “Sot”. Bashkëshortja e Haxhinastos ka disa llogari bankare, ka dyqan, studio noteriale, etj. Bashkëshortja e Edmond Panaritit ka 9 llogari bankare, ndërsa djali ka të ardhura në Britani. Ndërsa vajza e Fatmir Mediut është administratore në një kompani. Edhe shumë deputetë të tjerë kanë të njëjtën situatë. E njëjta gjë vlen dhe për në Partinë Socialiste. Edhe aty ka shumë emra që kanë të afërmit me pasuri marramendëse.
SPAK do të jetë organi kryesor që do të merrte me hetimin pasurisë dhe pastërtisë së figurës për shumë politikanë. Por PD e LSI nuk e duan këtë sepse SPAK në çdo hetim që nis ndaj tyre, automatikisht vë në zbatim ligjin antimafia. Kjo do të thotë se ka sekuestrim pasurie për të gjithë, duke filluar nga familjarët, e duke vijuar te krushqinjtë/korrieri