Loading...

Skandali/ Qeveria “Rama” shkatërron “Pedonalen” 800 milionë lekë, e bën rrugë kalimi të makinerive të bosit “Fusha”

Qytetarët, në qendër të Tiranës, do të shikojnë e shijojnë edhe ca vite të tjerë, “teatër” me mjedise gërmadhë, pluhur, zhurma e xhungël trafiku në qendër të Tiranës, deri sa të përfundojë biznesi i firmës “Fusha” me kullat “Pedonalja” e Tiranës do shkallmohet, do bëhet “fushë” kalimi, për makineritë e firmës “Fusha” që të ndërtohen kullat, brenda një qosheje të të cilave, do të struket dhe Teatri “Rama-Fusha”, do të shkatërrohet një vepër tjetër publike, konkretisht, “Pedonalja” në rrugën “Murad Toptani” dhe krejt kjo rrugë, mbasi duhet të kalojnë makineritë dhe instalohen mjetet e rënda, të firmës “Fusha”.

Ashtu siç bëri ligjin, po me shpejtësi, qeveria “Rama”, ka vendosur të shkallomojë dhe “Pedonalen”, duke kthyer në “zero” investimin 800 milionë lekë, të cilin nuk e ka përfshirë në projekt, që sipas ligjit, duhet të rehabilitohet nga ndërtuesi që e shkatërron. Përveç rrugë kalimi “Pedonalja”, do të tjetërsohet në pjesë, të kantjerit të ndërtimit të kullave, si objekt “rrugë kalimi për automjetet” e firmës ndërtuese (shkatërruese) të Teatrit Kombëtar, duke lënë, vetëm një aks 5 metër të gjerë, për qarkullim public të automjeteve e njerëzve, që do të asfaltohet nga Bashkia e Tiranës, shkëputur nga sheshi ndërtimit “Fusha”, me “mur” ndarës llamarine.

Burime të “PAMFLETI”, thonë se jo vetëm shkatërimin por dhe ripërshtatjen e “Pedonales”, si korsi për qarkullim publik dhe rrugë kalimi të makinerive të bosit “Fusha”, do ta investojë bashkia Tiranë, me fondet publike, ndërkohë që pas ndërtimit të kullave, qeveria do rindërtojë edhe “Pedonalen” po me taksa publike, si “thelë mbi bisht”, për “Fushën” e korrupsionit qeveritar Ndërsa qytetarët, do të shikojnë e shijojnë edhe ca vite të tjerë, “teatër” me mjedise gërmadhë, pluhur, zhurma e xhungël trafiku në qndër të Tiranës, deri sa të përfundojë biznesi i firmës “Fusha” me kullat

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com