Shkalla e kriminalitetit në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit ka pësuar ulje.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë një interviste theksoi se zbulueshmëria e rasteve kriminale ka qenë e lartë në këto vite të mandatit qeverisës.
“Zbulueshmëria është shumë e mirë në çdo rast, të paktën në këto 3-4 vite.
Të marrim Vlorën, që ishte sot lideri i opozitës. Nga vitet 2006-2009 në 4 vitet e mandatit të parë të PD, ishin mesatarisht në Vlorë 9 vrasje në vit, 36 vrasje (për 4 vite) 28 të zbuluara.
Në 4-vjeçarin e dytë 2010-2013 mesatarisht ishin 11 vrasje në vit, 42 vrasje (në 4 vite) – 32 të zbuluara.
Në 2014-2017 është 32 me 22, 8 vrasje në vit.
Në 2018 janë 6 vrasje, 5 të zbuluara sipas statistikave.
Është e vërtetë ajo çfarë ndodhi në Resulaj, por besoj se ajo ngjarje është çmenduri, që nuk ka polici në botë që të mendojë që do të ketë ngjarje të asaj natyre”, – theksoi Xhafaj.
Sipas Ministrisë së Brendshme shkalla e kriminalitetit është ulur edhe në Shkodër, krahasuar me disa vite më parë./atsh