Loading...

Festohet në Tiranë , 69-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jiang Yu organizoi sot në mbrëmje një pritje në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në këtë aktivitet morën pjesë krerët më të lartë të vendit si Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Në fjalën e saj ambasadorja e Kinës, u shpreh se “jemi mbledhur për të festuar përvjetorin e 69 të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në emër të ambasadës kineze në Shqipëri, do të doja të japë një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë të pranishmit këtu dhe të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për miqtë nga të gjitha sferat e jetës”.

Me themelimin e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1946, Kina hyri në një epokë krejtësisht të re historike, tha ambasadorja Jiang.

“Gjatë 69-viteve të fundit nga themelimi i saj, sidomos gjatë tre dekadave të fundit që prej reformës dhe hapjes, Kina ka gjetur rrugën e zhvillimit. Ekonomia e saj ka marrë një hap historik të madh përpara. Kina është shëndëruar nga një vend dikur i varfër e i prapambetur, në një vend të ri me zhvillim të vrullshëm. Në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës , u vu theksi tek “dy objektivat” në epokën e re, nga 2020 deri në 2035 në mesin e këtij shekulli, të realizohet ndërtimi i një vendi modern socialist, i fuqishëm ,demokratik, i civilizuar, harmonik dhe i bukur”, – theksoi ambasadorja Jiang.

Ambasadorja tha se zhvillimi i Kinës nuk ndahet nga bota dhe se zhvillimi i botës ka nevojë edhe për Kinën.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim politikën e jashtme të pavarur dhe paqësore  si dhe strategjinë e hapjes me dobi të ndërsjelltë dhe me përfitime të përbashkëta, do të ecim në rrugën e zhvillimit paqesore”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja Yu, tha gjithashtu se “vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë – Shqipëri. Me këtë rast, së bashku me qarqet e ndryshme shqiptare, pala kineze është e gatshme në nxitjen e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit dypalësh, në një nivel të ri dhe më të lartë”, – përfundoi ambasadorja Jiang Yu./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com