Doni të dini, nga sa paga shtetërore, marrin njerëzit bremda klikës së pushtetit të PS? Lexoni se cilët janë, në cilat poste të larta shtetërore punojnë dhe, në cilat “tepsi” marrin nga 2-3 paga të tjera mujore, si anëtarë bordesh, nëpër ndërrjet shtetërore, madje edhe familjarë të tyre pensionistë.
Është një batërdi e vërtetë, që tregon qartazi, se “qorrat” (populli) marrin paag e pensione lëmoshë, por paguajnë taksa të shumta e e çmime të larta ilaçesh, uji, energjie elektrike, librash shkollorë, bileta transporti urban e ajror, çmime ushqimesh, telefoni, sigurim makinash e banesash, ndërsa horrat e pushtetit, brenda një orari pune, përveç pagave mujore milionëshe, marrin edhe nga 2-3 paga të tjera shteti në muaj, pa llogaritur punët private, ku paguhen si sekser, në bizneset private.
ALKET HYSENI, (aktualisht Deputet i PS), drejtor pronash në kryeministri, me profesion jurist, me Urdhër Nr. 2 prot., datë 20.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar në bordin e “Rezidenca Universitare Nr. 1”-Tiranë.
GENTI GAZHELI (aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Turqi), me profesion ekonomist, me Urdhër Nr. 19 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr.3”-Tiranë, ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Pastrimit të Parave.
GENCI GJONÇAJ, (Sekretar i Përgjithshëm i Gramoz Ruçit), me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar bordi në “Albcontroll”
ASTRIT LLANAJ, 68 vjeç, mësues pensionist, ende me detyrë Drejtor Arsimi Rrethi-Sarandë, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 10.01.2014 të ministrit Ahmetaj ëshë emëruar anëtar bordi në Sh.a “Porti Detar”, Sarandë
THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër Nr. 102 prot., datë 07.02.2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtar boprdi në “Prodhim, Veshje Ushtarake”-Tiranë.
THANAS XHILLARI, pedagog, me Urdhër të Ministrit Nr. 103 prot., datë 07.02.2014 është emëruar si anëtar bordi në “Porti Detar (Regjistri)”-Durrës.
MIRLINDA KARÇANAJ, Drejtore e AKSHI në Kryeministri, me Urdhër Nr. 3 prot., datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, si anëtare bordi në “Albcontroll”.
SIMO PETROMILO, pensionist, me profesionin veteriner, emëruar nga ministri Ahmetaj në datën 07.07.2015, anëtar bordi në “Trajtimi i studentëve-Vlorë, ku është zgjedhur kryetar bordi.
ERALDA HOXHA, psikologe, aktiviste për barazinë gjinore në OJF “Gratë në evolucion”, emëruar me Urdhër Nr. 36 prot., datë 16.01.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtare bordi në ”NPV Ushtarake”-Tiranë.
PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar Shkresën e datës 30.03.2015 të ministrit Ahmetaj, anëtarë bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë, si përfaqësues i Ministrisë Ekonomi-Financa
PILO GLLAVA, agjent detar privat, emëruar me Urdhrin Nr. 101 datë 21.11.2013 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Porti Detar”-Sarandë, si përfaqësues i Ministrisë Energjisë, Transportit-Infrastrukturës.
ALBANA KOÇIU, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, me Urdhër Nr. 198 prot., datë 21. 03. 2014 të ministrit Ahmetaj është emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”.
THOMA THANASI, mësues Gjuhë-Letërsi, është emëruar me Urdhër Nr. 176 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, anëtar bordi në “Alb-Bakër”-Tiranë.
XHIKO SHEHU, (e ëma ish-Drejtores së Tatimeve), aktualisht Shefe e Burimeve Njerëzore në ministrinë “Gjiknuri”, me Urdhër Nr. 178 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Aeroporti Nënë Tereza”-Tiranë.
BASHKIM GOGO, pensionist, ushtarak në lirim, me Urdhër Nr. 195 prot., datë 11.03.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi “Tipografia Ushtarake”-Tiranë.
EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në”Porti Detar”-Shëngjin.
EVIS SHURDHA, Drejtore e Prokurimeve në kryeministri, propozuar me Shkrese 5628/4, datë 17. 04. 2014 të ish-ministrit Shkëlqim Cani dhe nga ministri Ahmetaj (nuk ka asnjë urdhër në dosje) është emëruar anëtare bordi në“Alba-Film-Studio”-Tiranë.
DHURATA SHAMIA, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, ish-Drejtore Protokolli në Kryeminsitri, me Urdhër Nr. 20 prot., datë 04. 10. 2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 2”-Tiranë.
MAJLINDA DHUKA, Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 48 prot., datë 30.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Porti Detar”-Shëngjin.
MAJLINDA DHUKA, Drejtore e Financimeve të Ndihmës së Huaj në Kryeministri, me Urdhër Nr. 347, datë 23.06.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “ASD”-Tiranë,
BLEDI RRAPUSHI, Sekretar i ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Qendra e Regjistrimit te Aksioneve-Tiranë”, ku është zgjedhur kryetar bordi.
HALIL KALOSHI, avokat privat, me Urdhër Nr. 19, datë 04.10.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtarë bordi në “Trajtimi i Studentëve Nr. 3”-Tiranë.
ROBERT PETRI, pensionist, me Shkresën Nr. 14627 prot., me Urdhër Nr. 3, datë 23.09.2013 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Agjencia Ndërkombëtare e Transportit Ajror” -Tiranë.
LAURA SARO, Këshilltare e kryeministrit, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Tregtimi i Librit Artistik-Shkencor”-Tiranë.
SAIMIR SULI, zyrtar në KESH, me Shkresë Nr 4402, datë 20.03.2015 është propozuar me shkresë të Ministrit te Financave z. Shkëlqim Cani është emëruar “Anëtar Këshillit Mbikëqyrës” në shoqërinë “Prodhim Mobilie”-Tiranë.
ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me Urdhër Nr. 24, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Hekurudha Shqiptare”-Durrës.
ARDIAN KOLA, Këshilltar në OSHEE, me miratim të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtar bordi në “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”-Tiranë (nuk ka vendim në dosje).
MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 86, datë 03.02.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Trajtimi i Studentëve”-Shkodër.
MIMOZA LOLI, Shefe e Sektorit të Huamarrjes në Drejtorinë Borxhit Publik, me Urdhër Nr. 25, datë 14.01.2014 të ministrit Ahmetaj, emëruar anëtare bordi në “Alb-Krom”-Tiranë.
IRENA GJIKA, Drejtore e Drejtorisë së Borxhit të Jashtëm, me Urdhër Nr. 107, datë 10.02.2014 të ministrit Ahmetaj është ri-emëruar anëtare bordi në“Agjencia Detare Taulantia”-Durrës/korrieri