Loading...

I armatosur dhe me mjete për të vjedhur, si u kap mat shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili endej me motor, ndërsa lëvizjet e dyshimta ngallën kuriozitetin e patrullës së policisë.

Në këtë mënyrë, përfundoi në pranga një 34 vjeçar shqiptar, në xhaketën e të cilit u gjet një pistoletë e mbushur me fishekë.

Për më tepër, në mjetin e tij të vogël u gjetën mjete që shërbenin për vjedhje si dhe doreza. Shqiptari kishte me vete edhe tre telefona celularë.

Në dhomën ku ai flinte, u gjetën materiale të tjera si kapele bejsbolli, dorashka, si dhe plumba të fshehur në një çorap.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se arma dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës.

Për këto arsye, shqiptari u arrestua për një sërë veprash penale, duke përfunduar në burgun Viterbo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com